Politike

Video/ Rama nis vizitën 2 ditore në Turqi: Do hapim kapitull të ri mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi për një vizitë dy ditore. Ai ka postuar në Facebook momentin e mbërritjes në Ankara ku dukshëm dallohet se është pritur përmes një ceremonie zyrtare.

“Në vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit Erdogan, për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit tonë strategjik”, shkruan Rama ndërsa pritet edhe një konferencë për shtyp mes tij dhe presidentit turk Erdogan.

Më vonë Rama postoi edhe ceremoninë zyrtare të pritjes nga Presidenti i Turqisë, qe duhet thene se ishte krejt ndryshe.

Pas kësaj vizite Rama udhëton për Dubai për një tjetër vizitë dy ditore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë