Politike

Thirrja e Yuri Kim: Aplikoni për kartat e identitetit, ju duhen për zgjedhjet e Prillit

Në fund të muajit Dhjetor, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u paraqit  në zyrat e “Aleat” në Njësinë Nr.5, ku aplikoi për të rinovuar kartën e identitetit. “Nëse edhe juve tashmë ju ka skaduar afati i përdorimit të dokumentit të identifikimit, drejtohuni në zyrat e “Aleat” në gjithë vendin, për të aplikuar që të pajiseni me dokumentin e ri”, shkruante Çuçi.

Pa pasur një ID të vlefshme, asnjë qytetar  nuk mund të përfitojë dhjetëra shërbime online në portalin e-Albania dhe as të identifikohet në zgjedhjet e 25 prillit. 

Këtë link ka shpërndarë të mërkurën edhe Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, për të përcjellë edhe ajo një mesazh të qartë.

“Shumë urgjente për të gjithë. Qytetarët shqiptare të marrin karta të reja identiteti në mënyrë që ata të marrin shërbime dhe të votojnë në zgjedhjet 25 prillit. Lëshimi i kartave të reja biometrike është një pjesë thelbësore e marrëveshjes së 5 qershorit mbi reformën zgjedhore. Ju lutemi mos prisni derisa të jetë tepër vonë – merrni kartat tuaja të reja të identifikimit tani në mënyrë që të votoni në 25 prill”, shkruan ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë