Agjencia Europiane e Barnave ka miratuar pas disa ditësh pritjeje vaksinën e kompanisë Moderna kundër Covid-19. Drita e gjelbër e fundit për licencimin emergjent të vaksinës tani pritet të jepet nga Komisioni Europian.
Vaksina e kompanisë amerikane do të bëhet kështu e dyta që do të aprovohet në BE, pasi vaksina Pfizer / BioNtech u licensua në dhjetor.
Të dy vaksinat bazohen në teknologjinë e re mARN, e cila lejoi zhvillimin e tyre në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër. Efektiviteti i tyre në parandalimin e Covid-19 është afër 95%.
Miratimi i Moderna për një autorizim urgjent në BE u bazua në një studim klinik të 30,000 vullnetarëve, të cilën morën dy doza gjatë një periudhe katër-javore.
Avantazhi i vaksinës Moderna mbi vaksinën Pfizer është se mund të ruhet në 2-8 gradë Celsius për 30 ditë, ose në -20 gradë për gjashtë muaj. Ndërsa vaksina Pfizer / BioNTech kërkon ngrirje prej -70 gradë dhe mund të qendrojë në temperaturat në frigorifer për vetëm disa ditë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje