Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha përmes një konference për shtyp se kalata e Portit të Durrësit është dhënë për 30 milionë euro tek pronarë të fshehur në parajsa fiskale.
“Edi Rama mendon vetëm për Edi Ramën, prandaj edhe një nga kalatat e Portit të Durrësit, i është dhënë me koncesion për 5 vjet një kompanie ofshore, pronarët e të cilës fshihen në parajsa fiskale.
Edi Rama ka detyrimin t’u thotë sot shqiptarëve kujt ia ka dhënë me koncesion kalatën e Portit të Durrësit për të futur në xhep 30 milionë euro nga taksat.
109 ditë para largimit Edi Rama nuk mund t’u fshihet më shqiptarëve”, tha Tabaku.
Më tej, ajo nënvizoi: “Kompania e shpallur fituese për koncesionin 30 milionë euro quhet “Hili Company Limited” . Ajo operon në Maltë dhe njihet ndërkombëtarisht për operacione të dyshimtë nga skandali i “Panama Papers”.
Administratori i kompanisë është hetuar në Maltë për pastrimin e parave dhe për mekanizma të ngjashëm. Prandaj, Edi Rama duhet të dalë sot para shqiptarëve dhe të thotë çfarë e detyroi të japë pasurinë e vendit, kalatën e Portit të Durrësit, tek një kompani fantazëm”.
Tabaku i drejtoi tre pyetje kryeministrit.
“Kush janë pronarët e vërtetë të kësaj kompanie?
Çfarë dhe kush fshihet pas kompanisë malteze që do të marrë në dorëzim një pjesë të Portit të Durrësit?
Pse Edi Rama po dorëzon një nga pikat e sigurisë kombëtare tek një kompani me pronarë të paidentifikuar?”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje