Drejtuesja e partisë më të re “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli thotë se vendi ka nevojë për vendime të forta kundër korrupsionit dhe varfërisë.
“Vendi ynë ka nevojë për një qeverisje të mirë.
Lëvizja për ndryshim synon zëvendësimin qeverisjes së keqe me një qeverisje të pastër, pa korrupsion. Prandaj ajo është kundra 3 kryetareve të korruptuar!
Kostoja e korrupsionit është e gjithanshme. Ai dobëson demokracinë, rrit pabarazinë sociale, ka një impakt negativ në investime dhe në rritjen ekonomike.
Korrupsioni çon në atë që quhet kapja e shtetit nga pak familje që janë të lidhura mirë me njëra tjetrën.
Kjo rrit papunësinë dhe varfërinë”, shkruan Topalli në Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje