Futboll

Ismajli del me të kuq, por fiton në “Maradona”. Asnjë minutë për Hysajn

Napoli ka marrë një goditje të fortë në stadiumin e tij “Diego Armando Maradona”, ku është mundur 1-2 nga Specia e Ardjan Ismajlit, mbrojtësit të Kombëtares shqiptare. Specia ia doli të merrte tri pikët edhe pse mbeti me 10 vetë, pasi pikërisht Ismajli u ndëshkua me karton të kuq (2 të verdhë) në minutën e 77-të, kur rezultati ishte 1-1.

Ishte ndeshja e dytë kjo që Ismajli aktivizohej si titullar që pas transferimit te Specia, pas asaj me Interin. Paraqitja e tij ishte e mirë, por duhet të ishte treguar më i kujdesshëm për të shmangur kartonin e dytë të verdhë. Me këtë fitore në transfertë, Specia largohet nga zona e rënies, duke u ngjitur në kuotën e 14 pikëve pas javës së 16-të.

Ismajli gjatë ndeshjes ndaj Napolit. Gazeta Si, 6 janar 2021

Në anën tjetër, kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj, nuk ka luajtur asnjë minutën në këtë ndeshje. Ai qëndroi gjithë kohën në stol, pasi në të djathtë të mbrojtjes trajneri Gatuzo preferoi Di Lorencon, kurse në të majtë portugezin Mario Rui. Ndoshta edhe zërat e merkatos ndikojnë për aktivizimin e Hysajt, edhe pse agjenti i tij ka pohuar se do të qëndrojë te Napoli deri në verë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë