Ne rrjet

Europa kundër Trump: Kjo nuk është Amerika që njohim!

Udhëheqësit botërorë kanë dënuar njëzëri skenat e dhunshme që shpërthyen në Uashington pasi mbështetësit e Presidentit Donald Trump sulmuan ndërtesën e Capitol Hill të mërkurën. Shumë liderë bënë thirrje për paqe dhe një tranzicion të rregullt të pushtetit, duke përshkruar në bastionin e demokracisë botërore si “tronditëse” dhe një “sulm ndaj vetë demokracisë”.

Kryeministri britanik Boris Johnson dënoi protestuesit, duke i cilësuar skenat e hyrjes së protestuesve të armatosur në Kongres si të “turpshme”. “Shtetet e Bashkuara qëndrojnë si një simbol për demokracinë në të gjithë botën dhe tani është jetësore që të ketë një transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit,” shkroi ai në Twitter. Në Europë, një sërë udhëheqësish dënuan ishin edhe më të ashpër, duke thënë se në Uashington kishte ndodhur një sulm i egër ndaj demokracisë.

Në Gjermani, Kancelarja Angela Merkel tha se ata që sulmuan legjislaturën amerikane ishin “sulmues dhe protestues” dhe se ajo ndihej “e zemëruar dhe e trishtuar” pasi pa videot nga vendi i ngjarjes. Merkel nuk i kurseu sulmet ndaj presidentit Trump, duke deklaruar në një takim të konservatorëve gjermanë se ishte një fatkeqësi që Trump ende nuk e ka pranuar humbjen, por ka ngritur dyshime për zgjedhjet. Ajo thumboi më tej presidentin, duke deklaruar se ishte e sigurt se largimi i saj nga zyra do të ishte shumë më i “mërzitshëm”.

https://twitter.com/Queen_Europe/status/1346957825780690944?ref_src=twsrc%5Egoogle%7Ctwcamp%5Eserp%7Ctwgr%5Etweet

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez nga ana tjetër shprehu mbështetjen e tij për Joe Biden, duke deklaruar se kishte besim në forcën e demokracisë amerikane. “Presidenca e re e Joe Biden do të kapërcejë këtë fazë të tensionuar, duke bashkuar popullin amerikan”,u shpreh Sanchez.

Në një video në Twitter, Presidenti francez Emmanuel Macron tha nga ana tjetër se : “Kur, në një nga demokracitë më të vjetra në botë, mbështetësit e një presidenti në largim marrin armët për të sfiduar rezultatet legjitime të një zgjedhjeje, një ide universale, ajo e ‘një njeri një votë’,  minohet.

“Ajo që ndodhi sot në Uashington DC nuk është amerikane, patjetër. Ne besojmë në forcën e demokracive tona. Ne besojmë në forcën e demokracisë Amerikane” shtoi ai.

Kryeministri suedez Stefan Lofven e përshkroi incidentin si “shqetësues” dhe tha po ashtu se se ishte “një sulm ndaj demokracisë”.

Liderët e lartë të Bashkimit Europiane gjithashtu kanë bërë të ditur pikëpamjet e tyre. Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel tha se ai kishte besim tek SHBA-ja “për të siguruar një transferim paqësor të pushtetit”, ndërsa Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se ajo priste të punonte me demokratin, që “fitoi zgjedhjet”.

Ashtu si shumë figura të tjera globale, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se rezultati i zgjedhjeve “duhet të respektohet”.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres tha se ishte “trishtuar” nga ngjarjet në Kapitol Hill”.

Ngjarjet tronditën gjithashtu aleatin e ngushtë dhe fqinjin e Amerikës në veri të saj. Kryeministri Justin Trudeau tha se kanadezët ishin “thellësisht të shqetësuar dhe të trishtuar nga sulmi ndaj demokracisë”.

“Dhuna kurrë nuk do të ketë sukses në mposhtjen e vullnetit të njerëzve. Demokracia në SHBA duhet të mbështetet,” shkroi ai në Twitter.

Ndërkohë Kina u përpoq të bënte krahasime midis protestuesve që hynë në Kongres për të provuar dhe përmbysur rezultatin e zgjedhjeve dhe protestuesve pro-demokracisë që sulmuan Këshillin Legjislativ të Hong Kongut vitin e kaluar.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Hua Chunying pretendoi se ngjarjet në Hong Kong ishin më “të ashpra” sesa ato në Uashington, por “asnjë nga demonstruesit nuk vdiq”. Krahasimet midis dy incidenteve kanë shkaktuar zemërim midis aktivistëve pro-demokracisë të Hong Kongut dhe mbështetësve të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë