Pas fjalëve të mira të Juventusit dhe lënies jashtë për ndeshjen ndaj Interit, rikthimi i Fabio Kualiarelës me fanellën bardhezi dukej shumë afër. Por kjo pistë edhtë hedhur poshtë nga vetë sulmuesi veteran. Ai e ka anashkaluar ftesën e Juventusit me një mesazh të fortë dashurie për Sampdorian.
“Nëse ke dhënë shumë dhe ke marrë akoma më shumë, nëse çdo herë ndjen emocionet që të rrahin në gjoks, do të thotë se disa lidhje janë më të forta se gjithçka, që shkojnë përtej vlerësimeve të tjera, që lënë mënjanë momentin dhe respektojnë historinë”, – ka shkruar sulmuesi.
Në një merkato kaq të varfër investimesh dhe me shumë pista të fantazuara, njëra prej tyre duhet të përjashtohet. Juventusi mbetet në kërkim të një sulmuesi, por kandidatët për të qenë zëvendësues të Moratës janë të paktë. Kandidat është Milik, por takimi mes Agjelit dhe De Laurentis nuk ishte premtues. Bardhezinjtë kanë arritur akordin me sulmuesin polak, që lirohet me parametra zero në qershor, por për ta marrë në janar duhet të paguajnë te Napoli.
Në tavolinë është edhe emri i Graciano Pele, ashtu si ai i Fernando Lorentes, por janë dy alternativa që nuk bindin. Më larg duket hipoteza e një shkëmbimi të mundshëm mes Bernardeskit dhe Papu Gomezit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje