Gjatë një bashkëbisedimi që pati me banorë të njësisë 8 në Tiranë, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli për ligjin për Arsimin e Lartë, përmbajtjen e të cilit, PD-ja do ta anulojë. Po qëndrimi i LSI?
“Ligjin e Arsimit të Lartë do ta shkruajnë universitetet publike. Bashkë me universitetet private, ku lokomotivë është universiteti publik dhe grupet e studentëve të cilët janë pjesë e kësaj.
Për Monikën, për LSI-në, apo për gjithë këta të rinj, ligji i Arsimit të Lartë ka rëndësi nëse diplomat e universiteteve tona janë konkurruese në Europë dhe në tregun e punës.
Dhe përveç kësaj që me këtë rini energjike, entuziaste ne të mund të prodhojmë standarde të studentëve tanë, që e kanë treguar kudo sepse kanë qenë elita të universiteteve të tjera.
Nëse politika do vazhdojë të fusë hundët, dhe të mendojë se mund të bëjmë politikë atëherë bëjmë gabimin më të madh. Universitetet jo vetëm kanë autonomi financiare, por janë ta pavarura politikisht dhe nuk duhet të kenë ndikim politik”, u shpreh kryetarja e LSI-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje