Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi të premten një takim pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.
Ky takim vjen pak orë para se ministrja Xhaçka të ketë një takim virtual me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
“Zhvillova sot një takim shumë të mire pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca. Shkëmbim konstruktiv i pikëpamjeve mbi procesin e integrimit dhe fillimin e projektit për asistencën teknike per integrimin (SEI).
Mirënjohje për ndihmën e dhënë nga Bashkimi Europian për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe institucionet e tjera shqiptare, si dhe për kontributin personal të ambasadorit Soreca. Integrimi do të jetë gjithmonë objektivi ynë më i rëndësishëm strategjik. Do të angazhojmë të gjitha burimet dhe energjitë tona, për t’u përgatitur për hapjen e negociatave Shqipëri – BE”, shkruan Xhaçka në postimin e saj në Twitter.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje