Pak orë para ndeshjes me Vllazninë, Teuta ka bërë një goditje të bujshme në merkaton e dimrit. Mesfushori Sabien Lilaj do të veshë fanellën e skuadrës durrsake në vazhdim të kampionatit. Një lojtar me shumë përvojë, që ka luajtur edhe për Kombëtaren, dhe që pritet t’i japë Teutës diçka më shumë, duke e bërë pretendente serioze për titullin kampion.
Klubi durrsak nuk e ka zyrtarizuar ende këtë lëvizje, ndaj dhe mbetet të shihen detajet e marrëveshjes mes palëve. Gjasat janë që të jetë një huazim, pasi Lilaj ka pasur kontratë me Prishtinën në Kosovë, ku kaloi gjatë verës, pas aktivizimit në kampionatin e Izraelit. Mesfushori korçar ka luajtur gjithashtu edhe në kampionatin kroat dhe atë azer, përveçse me Skënderbeun dhe Tiranën në futbollin tonë.

Me afrimin e Lilajt, Teuta bëhet vërtet një skuadër e kompletuar. Gjatë 12 javëve të para ajo nuk është ngjitur në nivelin e duhur, duke lënë shumë pikë me disa barazime radhazi. Deri në këtë moment, rikthimi i Lilajt është një nga lëvizjet më të bujshme në merkaton e dimrit, ashtu si dhe ajo e Taulant Seferit te Tirana, nëse do të finalizohet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje