Pas asaj ndeshjeje interesante mes Vllaznisë dhe Teutës, të luajtur dje në “Loro Borici”, “fjalën” e kanë sot pretendentët e tjerë për titull, me në krye Partizanin. Të kuqtë kanë një mundësi shumë të mirë për të marrë vendin e dytë, nëse mundin Apoloninë në “Elbasan Arena”, pasi janë vetëm një pikë pas Teutës, që u mund në Shkodër.
Trajneri Ilir Daja ka bërë apel për përqendrim maksimal dhe vlerësim serioz të kundërshtarit. Ai pohoi gjithashtu, se dy blerjet e deritanishme, Murataj dhe Zhunior, nuk janë gati për ndeshjen e sotme, ku pritet që të kthehet titullar braziliani Melo. Duket se çështja e tij është zgjidhur dhe sot pritet të jetë në fushë. Në stolin e fierakëve do të debutojë sot italiani Fabricio Kamarata, trajneri i radhës tek Apolonia në këtë sezon.

Ndeshje më të vështira kanë Kukësi dhe Tirana, që luajnë në transfertë. Kukësi shkon në Laç dhe ndeshet me një rival direkt, ndërsa Tirana luan në Ballsh me Bylisin vendës. Këto skuadra nuk kanë bërë ndonjë afrim deri tani dhe do t’i përballojnë ndeshjet e sotme me kontigjentin e mëparshëm. Tirana ka nevojë për pikë, pasi ka mbetur shumë prapa kreut, por Bylisi mbetet gjithmonë një “kockë e fortë”.
Ndeshja tjetër e javës së 13-të të Superiores është ajo mes Kastriotit dhe Skënderbeut, që zhvillohet në Kamzë. Renditjen e udhëheq Vllaznia me 29 pikë, e ndjekur nga Teuta me 20 pikë.
Superiore, java e 13-të
Sot, ora 13:30
Bylis-Tirana
Kastrioti-Skënderbeu
Laçi-Kukësi
Ora 16:45
Partizani-Apolonia
Dje
Vllaznia-Teuta 1-0
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje