Tirana edhe Kukësi e mbyllën në krizë 2020-ën dhe e nisën po në krizë 2021-shin. Të dyja këto skuadra duket se kanë harruar të fitojnë dhe kanë mbetur në katet e poshtme të renditjes së Superiores. Edhe sot, fitorja ka qenë një “mision i pamundur” për to.
Kampionët në fuqi kanë regjistruar në Ballsh barazimin e 5-të radhazi në kampionat. Tirana nuk ka mundur ta gjejë rrugën e rrjetës ndaj Bylisit. Ishte barazimi i tetë për skuadrën e trajnerit Nevil Dede, që mban vendin e pestë, me 17 pikë, plot 12 pikë larg vendit të parë. Edhe këtë ndeshje bardheblutë e mbyllën me 10 vetë, pasi afrikani Danso u ndëshkua me karton të kuq.
Laçi i trajnerit Shpëtim Duro, e ka vazhduar aty ky e la. Pas fitores me Partizanin, kurbinasit kanë mundur edhe Kukësin 3-2 në një ndeshje të mbushur me episode të disktueshme dhe polemika. Musta zhbllokoi shifrat për Laçin, më pas shënuan Harmon dhe Xhixha për vendësit, kurse Kukësi vetëm sa shkurtoi diferencën me 2 penallti.
Trajneri Duro i ka dhënë një “mësim” të mirë edhe ish-lojtarit të tij, Rrahman Hallaçit, aktualisht trajner i kuksianëve, të cilët pësuan humbjen e tretë radhazi. Kurbinasit ngjiten në kuotën e 20 pikëve, po aq sa ka edhe Partizani, që luan me Apoloninë në stadiumin e Elbasanit.
Skënderbeu ka marrë një barazim në transfertë ndaj Kastriotit. Korçarët ishin shumë afër fitores, teksa përmbysën rezultatin nga 1-0 në 1-2, por në kohën shtesë u barazuan nga krutanët.
Superiore, java e 13-të
Bylis-Tirana 0-0
Kastrioti-Skënderbeu 2-2
Laçi-Kukësi 3-2
Ora 16:45
Partizani-Apolonia
Dje
Vllaznia-Teuta 1-0
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje