Ishte një vit i tmerrshëm 2020-a. “Annus horribilis” vërtet, por nuk është se duke kthyer faqen e kalendarit telashet dhe anomalitë janë zhdukur si me magji. Covid-19 vazhdon, madje po përparon. Tani shtohet edhe “Filomena”.
Nuk është një virus i ri, por vetëm një stuhi që ka përfshirë Spanjën deri në atë pikë sa ndeshja e programuar për sot në “Wanda Metropolitano” mes Atletiko Madridit dhe Atletiko Bilbaos, është shtyrë për shkak të borës. La Liga bëri të ditur në mëngjes lajmin zyrtar të shtyrjes së ndeshjes, por gjithçka ishte kuptuar që dje.
Avioni që do të çonte ekipin bask në Madrid u kthye në Bilbao, pas një tentative për ulje në Barajas për shkak të kohës së keqe. Aeroporti i Madridit është mbyllur, pasi bora dhe moti i keq e bënin të pamundur lëvizjen.
Në dyshim ishte edhe ndeshja e Realit, që mbeti tri orë i bllokuar para se të shkonte në Pamplona. Në Spanjë është një ngjarje e jashtëzakonshme, historike. E konfirmon temperatura rekord -34.1 gradë, e regjistruar në Clot del Tuc në Aragona, në orën 05.19. Një temperaturë 2 gradë më e ulët në raport me atë që është regjistruar në 1956-ën, kur në Estany-Gento, në Leida, termometri ndaloi në -32 gradë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje