Politike

Balla: Pas stafit mjekësor, radhën për vaksinim do ta ketë mosha e tretë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 nga kompania Pfizer.

Sipas tij, 10.750 dozat e para do të mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit në bazë të një plani të mirëmenduar të vaksinimit.

Përmes një postimi në Facebook, Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar i PS-së shkruan se të moshuarit do të jenë kategoria e dytë pas stafeve mjekësore që do të përfitojnë nga vaksinimi.

“Mosha e tretë do të jenë të parët, pas stafeve mjekësore, në fushatën #shqipëriabuzëqesh – vaksinimi anti-Covid19. Shqipëria e ka nisur këtë vit me më shumë besim tek e ardhmja e tek fuqia e saj për t’u përballur e për të fituar çdo sfidë”, shkruan Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë