Partia Socialiste ka mbyllur fazën e parë të përzgjedhjes së emrave të rinj që mund të kandidohen për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.
Nisma e njoftuar që në fund të muajit gusht të vitit të kaluar përmes krijimit të aplikacionit “Deputeti që duam” ka hyrë në fazën e dytë, në të cilën konkurrojnë 58 emra.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Kryeministri Edi Rama tha se PS synon që të përfshijë sa më shumë të rinjtë në politikë. Ai vlerësoi procesin dhe tha se kanë qenë rreth 1600 të rinj që kanë aplikuar në fazën e parë. Nga kjo shifër janë përzgjedhur 58 që do të vazhdojnë më tej.
“Kanë qenë 1600 vajza dhe djem të një gjenerate të re kanë hedhur hapin që të shprehin interesin e tyre në mënyrë të guximshme dhe nga ana tjetër më vjen mirë që në të gjithë këtë masë jo të vogël individësh ambiciozë nuk ka qenë e lehtë nga ana e grupit koordinator për të filtruar ata të cilët sot janë këtu për fazën e dytë”, deklaroi Rama.
PS është mbështetur në këtë proces nga fondacioni gjerman “Friedrich Ebert”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje