Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi ka rritur presionin ndaj Zëvendës Presidentit Mike Pence për të larguar Donald Trump pas sulmeve që ndodhën në Capitol Hill.
Ligjvënësit demoktatë po nxisin zv/Presidentin amerikan Mike Pence që të zbatojë Amendamentin e 25 kundër Presidentit Donald Trump. Ky amendament lejon zv/presidentin amerikan që së bashku me një shumicë të zyrtarëve të lartë të deklarojnë Presidentin të paaftë për të kryer kompetencat dhe detyrat e tij, e në këtë mënyrë i merr pushtetin.
Përpjekjet për ta mbajtur Presidentin Donald Trump përgjegjës për rolin e tij në nxitjen e turmës që sulmoi Kapitolin të mërkurën morën vrull të shtunën, me anëtarët demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve që njoftuan se do të parashtrojnë nenet e fajësimit duke filluar që nga e hëna.
Pelosi dhe kolegët e saj kërkojnë që presidenti të hiqet nga detyra para se mandati i tij të mbarojë më 20 janar, edhe pse Senati i udhëhequr nga Republikanët nuk ka gjasa të bjerë dakord.

Nëse Dhoma e Përfaqësuesve do të ngrejë akuza për fajësimin e presidentit, për herë të dytë, kjo do të pasohej nga një gjykim në Senat, i cili e ka hequr nga akuzat një herë më parë presidentin Trump dhe do të jetë në pushim deri më 19 janar. Demokratët do të marrin kontrollin e Senatit më vonë këtë muaj .
Pence nuk është përgjigjur, por është njoftuar se u ka thënë kolegëve të tij se ai nuk e favorizon një veprim të tillë.
James Clyburn, një tjetër zyrtar i lartë demokrat tha për CNN se partia mund të mos dërgojë ndonjë rezolutë në Senat pas 100 ditëve të para të Biden në detyrë.
Kjo do të lejojë Biden të formojë kabinetin e tij të ri dhe të fillojë politikat kyçe duke përfshirë situatën e krijuar nga koronavirusi. Asnjë senator republikan nuk ka thënë se do të votojnë për të shkarkuar Trump. Shtëpia e Bardhë dhe republikanët e kanë hedhur poshtë diçka të tillë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje