Politike

LSI i “dorëzohet” SPAK-ut, depoziton kallëzim penal për Ramën dhe Veliajn

I ka adresuar mjaft kritika, por Lëvizja Socialiste për Integrim i është adresuar SPAK për kallëzim penal ndaj disa zyrtarëve të PS për ‘‘shpërdorim detyre” si dhe për “përdorim të funksionit publik për fushatë”

Në kallëzimin e LSI, janë paditur kryeministri Edi Rama, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Toni Gogu, prefekt i qarkut Tiranë, Bujar Çela, deputet, Xhemal Qefalia, deputet, Sadi Vorpsi, deputet, Elton Arbana, kryetari i Bashkisë Shijak, Adrian Tufa, kryetari i njësisë administrative Farkë, Besnik Bali kryetar i njësisë administrative Baldushk.

Sipas kallëzimit të LSI, personat e paditur, “janë përfshirë në veprime të kundraligjshme të parashikuara si të tilla nga Kodi Penal, por edhe nga Kodi Zgjedhor i RSH, si dhe aktet ligjore dhe nën ligjore të miratuara nga KQZ, si veprimtari të ndaluara nga data 25 12 2020”.

“Këta zyrtarë me veprimet e tyre direkte me dashje, kanë shkelur haptazi dispozitat e mësipërme të cilat qartazi parashikojnë ndalesa për detyrat e tyre dhe për afatet e parashikuara në to.

Të kallëzuarit edhe pse janë në dijeni të dispozitave ndaluese dhe ndëshkuese për veprimet e kryera nga këta të fundit, me arrogancë dhe duke injoruar dukshëm këto dispozita, më shumë se një herë me veprimet e tyre kanë shkelur urdhërimet e këtyre dispozitave, duke treguar se qëllimi i tyre nuk është zbatimi i ligjit por krijimi i favoreve elektorale për forcën politike që ata përfaqësojnë.

Qëllimi i këtyre veprimeve të kryera nga të kallëzuarit është i qartë, sigurimi i votave apo favoreve elektorale”, thuhet në kallëzimin e LSI


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë