Politike

Basha në zonat e përmbytura: Duhet një qeveri që mendon për njerëzit

Teksa kryeministri Edi Rama njoftoi nga ambientet e ‘Air Albania” se sot nis vaksinimi, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhej në fshatin Rrushkull në Sukth, që është prekur ndjeshëm nga përmbytjet e fundit.

Kreu i PD, teksa dëgjoi banorët, tha se shqiptarët meritojnë një qeveri që mendon për ta.

“Tani problemi është këtu se unë isha dje dhe lart ne veri, isha në Shkodër, isha në Lezhë, në Fushë-Krujë. Sot për fat të mirë reshjet këtu janë pakësuar gjatë ditës, megjithëse gjatë natës më thanë kanë rënë reshje. Problemi është që kjo situatë po vazhdon dhe duhet urgjentisht duhen marrë masat për t’u ardhur në ndihmë njerëzve, pasi siç e the vetë, investimet po t’i kishin bërë, nuk do kishim ardhur në këtë pikë. Problemi është që mungesa e investimeve ka sjellë këtë situatë. Premtimet janë dhënë dhe investimet nuk janë bërë.

Fjalë shumë, punë zero apo pak.

Dhe faturën e paguani ju. Një faturë të kripur. Kjo është e para. E dyta, që është për mua e pafalshme, e papranueshme, ndërkohë që njerëzit janë në këtë situate, ja siç është kjo shtëpi këtu, edhe 10 herë më keq kam parë shtëpitë në Shkodër, Lezhë, këtu duke ardhur rrugës”, tha Basha.

Më tej, ai përmendi edhe darken e shumëpërfolur të disa prej ministrave të Ramës në Dubai.   “Ndërkohë që ju jeni në këtë situatë pa ujë, të përmbytur ministrat e qeveris shtrohen për shtat palë qejfe në restorantet më luksoze të Emirateve. Kjo është kriminale, është e papranueshme. Duhet një qeveri të mendojë për njerëzit jo një qeveri që mendon për veten, sepse ky vend nuk është i varfër, ky vend është i vjedhur, siç e the dhe vetë. Nuk ka asnjë pengesë në shtet dhe në qeveri që mendon për ju ta bëjë investimin deri në fund jo ta lërë përgjysmë, po kur mendon për vete, gjysmën e vjedh, e bën punën përgjysmë, dhe ja se si përfundon pastaj, kush e paguan faturën, e paguani ju”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë