Në pamundësi për të gjetur lojtarë të lirë nga kampionati ynë, klubet shqiptare operojnë më shumë me pistën afrikane për të forcuar organikën. Me futbollistët që vijnë nga Afrika është më e lehtë, edhe kostoja është më e ulët, por në shumicën e rasteve ata janë “baste”. Ditët e fundit Superiores i janë shtuar disa futbollistë afrikanë.
Tirana është një nga klubet që e pëlqen më shumë merkaton afrikane dhe lojtari i fundit që i bashkohet skuadrës së trajnerit Nevil Dede është Jocelin Behiratche. Sipas klubit kryeqytetas, bëhet fjalë për një qendërmbrojtës 20-vjeçar, me të cilin është firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe tashmë është bërë prezantimi. Nuk ka shumë të dhëna për këtë lojtar, që më shumë duket se i shërben perspektivës bardheblu. Është afrimi i dytë zyrtar i Tiranës, pas Taulant Seferit.

Edhe Vllaznia kryesuese ka shtuar radhët me sulmuesin Salim Cise, edhe pse nuk është ende zyrtare. Lojtari nga Guiena, 1.85 m i gjatë, ka luajtur në Portugali, me Akademia de Combra. Në 41 ndeshje ka shënuar 9 gola, më pas ka luajtur në Rumani dhe së fundi në Greqi, me Egaleos, nga ku vjen në Shkodër. Klubi shkodran e bën këtë lëvizje, duke ditur që sulmuesi Dunga ka kërkuar largimin.

Një tjetër afrikan që i bashkohet Superiores është Lionel Samba, i cili ka firmosur me Bylisin. Ai është nga Kongo, luan në qendër të mbrojtjes dhe ballshiotët e konsiderojnë një afrim me vlera. Bylisi ka humbur në këtë merkato kapitenin Valentino Murataj, që ka kaluar te Partizani.
Të kuqtë kanë afruar deri tani edhe sulmuesin Stenio Zhunior dhe janë në kërkim të lojtarëve të tjerë. Teuta ka zyrtarizuar sulmuesin me përvojë, Sebino Plaku, ndërsa një ditë më parë ka lënë të lirë Rubin Hebajn.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje