Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë nuk do të fillojnë në fundjavë, sipas kalendarit. Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që këto dy kampionate të shtyhen në një datë të pacaktuar, duke parë situatën e vështirë atmosferike në vendin tone, të kriujuar nga reshjet e shumta.
“Ky vendim u mor për shkak të kushteve të vështira atmosferike që kanë krijuar problematika të mëdha në infrastrukturën e shumë skuadrave. Vendimi qarkullues i KE-së i është komunikuar Sektorit të Garave në FSHF, që menjëherë ka bërë njoftimin e klubeve të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë për shtyjen e javës së ardhshme të aktivitetit. Situata është në monitorim dhe klubet do të njoftohen në një moment të dytë për rifillimin e aktivitetit”, – shkruhet në njoftimin zyrtar të FSHF-së.
Pjesa më e madhe e klubeve të këtyre dy kategorive kanë probleme të theksuara me infrastrukturën sportive, me stadiumet ku luajnë dhe fushat stërvitore. Ndodh shpesh në këtë periudhë të vitit që fushat e tyre të kthehen në pishina, çka e bën të pamundur zhvillimin e ndeshjeve. Në fakt, duhej të ishte një periudhë pushimi janari, por bojkoti pa sens i kampionatit edhe nga këto dy kategori bën që të ketë të tilla situata.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje