Në një dalje të posaçme nga selia e PD-së, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u fokusua tek darka luksoze e disa prej ministrave të kabinetit qeveritar në Dubai në një nga restorantet më të shtrenjta, që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.
“Duket sikur jemi mësuar me gjithçka. Kjo nuk është gjë e mirë, madje kjo është e rrezikshme, shkatërrimtare për shoqërinë. Dy ditë më parë kur mijëra familje rrezikonin shtëpitë e tyre, kur mijëra familje kalojnë vitin e dytë në çadra, ministrat e Edi Ramës po darkonin në një nga restorantet me të shtrenjta të botës 1 mijë dollarë bifteku. Ndërkohë që njerëzit po shtyhen drejt krizës ekonomike më të thellë.
Ata nuk kanë turp, por mesa duket para kanë. Kanë shumë! Dje u publikua një raport që qeveria e Ramës ka shumëfishuar paratë gjatë këtyre viteve. Anëtarët e Ramës kanë trefishuar pasuritë”, tha Basha.
Kryedemokrati nënvizoi se është koha për ndryshim.
“Kjo është arsyeja që qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit, ndërsa qytetarët darkojnë me faturat të kripura 1 mijë euro bifteku. Është koha për ndryshim, është koha për një qeveri që të mendojë për ju. Është koha që qeveritarët që abuzojnë me pushtetin të shkojnë para drejtësisë. Është koha për ndryshim dhe këtë ndryshim do ta sjellim ne”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje