Kuvendi do të zhvillojë seancën e parë plenare për këtë sesion të ri parlamentar në fund të muajit janar.
Konferenca e Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 18 janar – 26 shkurt dhe kalendarin trejavor të punimeve për periudhën 18 janar – 5 shkurt 2021.
Në mbledhje u vendos zhvillimi i seancave plenare në datat 28 janar dhe 4 shkurt 2021.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, njoftoi se hapja e sesionit të ri do të bëhet ditën e hënë, në orën 17:00.
Gjatë këtij sesioni mbledhjet e komisioneve do të vazhdojnë të zhvillohen online dhe seancat plenare do të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve, duke respektuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u zhvillua me anë të platformës së komunikimit elektronik “Cisco Webex”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje