Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me disa banorë të njësisë 5 në Tiranë, bëri thirrje për pjesëmarrje në votimet e 25 prillit.
“Ne sot në fakt në kuadrin e të gjitha kafeve të mëngjesit që kemi filluar t’i kthejmë në bashkëbisedim, ku jo vetëm evidentojmë problematikat, por edhe takohemi me njëri tjetrin, sepse sa më shumë të takohemi aq më shumë diskutojmë për problematikat.
Aq më shumë i japim mendje dhe zgjidhje njëri tjetrit, atë për të cilën kemi edhe më shumë nevojë sot, që të takohemi, të bashkohemi, por edhe për të sensibilizuar në mënyrë të tillë që më 25 prill secili nga ne jo vetëm t’i drejtohet kutisë së votimit, por të bëjë nga një votë për ta çuar në kutinë e votimit, sepse duke votuar sjellim edhe ndryshimin.
Një votë e secilit nga ne, sikur 10 minuta, atë kafen e mëngjesit t’ia kushtojmë një miku për ta bindur që të shkojë drejt kutisë së votimit më 25 prill, do të ishte një ndihmesë shumë e madhe për ndryshimin për të cilin ka nevojë shoqëria jonë, të rinjtë tanë. Ashtu sikurse është shumë i rëndësishëm edhe hartimi i platformave politike”, u shpreh kryetarja e LSI-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje