Champs-Élysé e famshme e Parisit rruga që të çon drejt Harkut të Triumfit, do të shndërrohet në një vend më të gjelbër, më miqësor për këmbësorët përmes një projekti të planifikuar prej 250 milionë eurosh. Anne Hidalgo, kryebashkiaku i qytetit, njoftoi miratimin e rinovimit në një intervistë të fundit me gazetën franceze “Le Journal du Dimanche”.
Siç raporton Jack Guy i CNN, arkitekti Philippe Chiambaretta dhe agjencia e tij, PCA-STREAM, ata do të krijojnë dicka të vecantë.
“Rruga mitike ka humbur shkëlqimin e saj gjatë 30 viteve të fundit. Ajo është braktisur në mënyrë progresive nga parizienët dhe ne të kanë kaluar një sërë ngjarjesh, si greva e protesta”, deklaroi Komiteti vendor i Champs-Élysées.
Në vitin 2019, jelekverdhët thyen xhamat e dyqaneve luksoze në bulevard. Ata gjithashtu i vunë zjarrin restorantit “Le Fouquet”, një vend që shihej si një simbol i elitarizmit politik. Ishte kopshtari i Luigjit XIV, André Le Nôtre ai që projektoi rrugën në vitin 1667. Emri i saj, i cili daton qysh prej vitit 1709, u referohet Fushave Elysian, një pjesë e botës së nëndheshme e rezervuar për heronjtë e mitologjisë greke. Që nga krijimi i saj, Champs-Élysées ka pritur festime duke filluar nga çlirimi i Francës në 1944 te fitoret e Kupës Botërore dhe parada vjetore e Ditës së Bastijës. Por siç raportoi “France 24” shkurtin e kaluar, vetëm 5 për qind e vizitorëve të saj të përditshëm janë parizienë. Banorët lokalë i thanë rrjetit të lajmeve se ata e konsideruan zonën si një “grackë turistike” dhe “si një dyqan pa taksa në aeroport”.
Ndërtuesit janë shprehur se projekti do të transformojë rrugën në “një kopsht të jashtëzakonshëm”. Rruga aktualisht ka tetë korsi trafiku, por siç raportojnë ata, rinovimi do të shkurtojë hapësirën për automjetet në gjysmë, duke krijuar më shumë hapësirë në dispozicion për zonat e këmbësorëve dhe pemëve. Chiambaretta thotë se një mesatare prej 3,000 automjetesh lëvizin në rrugë çdo orë. Ashtu si zonat e tjera urbane, Champs-Élysées përballet me probleme për shkak të “ndotjes, vendit të makinës, turizmit dhe konsumizmit”. Ai shpjegon se plani i ri, do ta bëjë hapësirën “ekologjike, të dëshirueshme dhe gjithëpërfshirëse”.
Parisin synon të presë Lojërat Olimpike Verore 2024 dhe po kalon një numër projektesh të mëdha, duke përfshirë krijimin e restoranteve, hoteleve, muzeve dhe destinacioneve të kohës së lirë. Rinovimi i Champs-Élysées nuk do të përfundojë deri pas Lojërave Olimpike, por faza e tij e parë e ristrukturimit të Sheshit Concorde, në skajin perëndimor të rrugës, do të realizohet në kohën e duhur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje