Politike

Basha: Rama gënjeu, nuk uli çmimin e energjisë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha postoi një video në Facebook me zëra qytetarësh të pakëkanqur me çmimin e energjisë elektrike që duhet të paguajnë çdo muaj.

Basha i bashkëngjit videos edhe një premtim (të pambajtur) të kryeministrit Edi Rama, në çdo prag zgjedhje, se PS-ja do të lehtësojë çmimin e energjisë elektrike, përmes uljes së TVSH-së.

Ndaj, për Lulzim Bashën, Rama duhet të largohet.  

“Premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë për familjarët. Rama gënjeu – ai vetëm i rriti faturat e energjisë për familjet shqiptare! Rama është dështim. Ai duhet të largohet”, shkruan Basha në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë