Nga qyteti i Vlorës, Presidenti Ilir Meta komentoi marrëveshjen e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer, për vaksinën anti Covid, për të cilën kryeministri Edi Rama është shfaqur mjaft i rezervuar.
Pak orë para se kjo marrëveshje të shkojë në parlament për t’u miratuar, Presidenti Meta vuri theksin tek transparenca, si një instrument që rrit besimin tek publiku për procesin e vaksinimit.
“Unë jam për transparencë totale se dhe kur pi një Coca-Cola duhet ta kesh kohën kur është prodhuar e kohën kur skadon. Kjo ndihmon për forcimin e besimit se dhe kjo luftë me pandeminë është çështje besimi. Gjithë institucionet duhet të bëjnë gjithçka për të rritur këtë besim përmes transparencës maksimale”, tha Meta
Marrëveshja me Pfizer që ratifikohet sot në Kuvend përmban edhe kushtet e konfidencialitetit, si shtojce e kontratës. Nuk dihet nëse deputetët do të njihen me çdo detaj të saj, por ajo është cilësuar paraprakisht si sekret shtetëror.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje