Partia Republikane prezantoi 16 kandidatët për zgjedhjet e 25 Prillit në aktivin e qarkut Fier.
PR dhe PD ende nuk kanë mbyllur negociatat.
Mediu, gjatë takimit, tha se pse është i rëndësishëm një bashkëpunim me PD-në.
“Ka shumë sot që shtrojnë pyetjen; Çfarë ka ndodhur ndërmjet nesh, Parti Republikane – Parti Demokratike? A po bëjmë pazar? A po kërkojmë më shumë sesa na takojnë?
Unë dua marrëdhënie të Partisë Republikane me Partinë Demokratike, në mënyrë që gjithësecili nga ju, qytetar i thjeshtë, republikan e demokrat, të ketë vlerë në zgjedhje.
Politika jonë, regjimi i korruptuar që kemi përballë, manipulimi i vazhdueshëm i jetës sonë, manipulimi që Edi Rama do që t`i bëjë zgjedhjeve, kërkon që republikanë, demokratë, njerëz të ndershëm, të bashkohen në çdo qendër votimi, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ne nuk mund ta vëzhgojmë të keqen, ne duhet të përballemi me të keqen”, tha Mediu gjatë takimit në Fier
.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje