Bota

Telefonata e parë Biden-Putin

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë telefonike.

Putini theksoi se normalizimi i marrëdhënieve është në interes të të dy vendeve. Në të njëjtën kohë, ai shtoi se përmirësimi i dialogut midis dy vendeve do të ndikojë për të gjithë botën, për shkak të ndikimit të tyre në sigurinë dhe stabilitetin global.

Të dy liderët diskutuan gjithashtu çështjen e skadimit të shpejtë të Traktatit të ri START, marrëveshja e fundit e armëve midis dy shteteve për të zvogëluar arsenalet e tyre bërthamore.

Mediat amerikane raportojnë se në këtë bisedë Biden i ka zgjatur dorën e bashkëpunimit Putinit, por pa përjashtuar mundësinë e ashpërsimit të sanksioneve në fuqi që prej kohës së Obamës, nëse Rusia nuk shfaq të njëjtin vullnet për normalizimin e marrëdhënieve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë