Politike

PS rrëzon në moment të fundit Besnik Mustafajin për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH

Partia Socialiste rrëzoi emrin e Besnik Mustafajit për anëtar i Këshillit Drejtues të Radio – Televizionit Shqiptar.

I propozuar nga Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Mustafaj është rrëzuar në bllok nga Partia Socialiste me 74 vota, ndërsa kanë votuar pro tij deputetet e opozitës parlamentare.

Nuk dihet se çfarë ka ndryshuar në rrëzimin emrit të rij sa kohë që komisioni për informimin publik me shumicë socialiste e kaloi emrin e tij për votim në Kuvend.

Kuvendi rrëzoi sot edhe dy projektvendime të tjera për  zgjedhjen e Edmond Tullumanit dhe Helidon Halitit për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë