Politike

Teliti: Si do të jenë efektet e taksës së sheshtë 9%

Shefi i kabinetit të kryetarit të PD, Dorian Teliti, pjesë e grupit të ekspertëve që kanë punuar për programin e PD, shpjegoi në pak sekonda taksën e sheshtë 9% dhe efektet e saj tek qytetarët shqiptarë.

Përmes një video bashkëbiseduese, Teliti pyetet nga një qytetare: “Çfarë përfitoj unë nga programi i Partisë Demokratike si specialist që kam vetëm pagën si burim të ardhurash?

“Më shumë para në xhepin tënd. Ne do të anulojmë menjëherë taksën progresive mbi pagat 13-23% dhe do të vendosim taksën e sheshtë prej vetëm 9%”, përgjigjet Teliti.  

“Sa e ke rrogën sot?”, e pyet Teliti.   “80,000 lekë të reja”, përgjigjet qytetarja.

“Sot ti paguan 6,500 lekë të reja në muaj tatim mbi pagën. Me taksën e sheshtë do të paguash vetëm 4,500 lekë të reja në muaj. Më shumë para në xhepin tënd, 2,000 lekë të reja në muaj”, shpjegoi Teliti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë