Ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane ka pranuar sot mandatin për formuar qeverinë e re të Italisë, në përpjekje për të nxjerrë kështu vendin fqinj nga kriza poltike. Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, priti këtë mëngjes Draghi, të cilit i është dhënë detyra e formimit të qeverisë. Ai mësohet se ka pranuar, edhe pse me rezerva.
Lëvzja vjen pasi Kryetari i Dhomës së Ulët Roberto Fico deklaroi se përpjekjet e Kryeministrit në largim Giuseppe Conte për të formuar qeverinë kishin dështuar.
Conte dha dorëheqjen javën e kaluar pasi partia Italisë Viva (IV) e ish-kryeministrit Matteo Renzi shkaktoi një krizë duke tërhequr mbështetjen e tij për qeverinë. Presidenti, arbitri i politikës italiane, u bëri thirrje partive të përfaqësuara në parlament për të mbështetur një ekzekutiv jo-politik “të profilit të lartë”.
Ai tha që kombi kishte nevojë për një qeveri solide dhe argumentoi se tani nuk ishte koha e mirë që klasa e tij politike të përqendrohej në një fushatë elektorale. Përveç trajtimit të pandemisë COVID-19, vendi fqinj gjithashtu duhet të planifikojë dhe zbatojë projekte për përdorimin e mbi 200 miliardë euro që Italia duhet të marrë në grante dhe kredi me interes të ulët nga Fondi i Rimëkëmbjes së BE-së për pandeminë.
Sidoqoftë nuk është e sigurt që një ekzekutiv eventual i Draghi do të fitonte mbështetje të gjerë nga partitë në të gjithë spektrin politik. Pesë Yjet ka thënë se nuk do të votojë në favor të një qeverie teknokrate të udhëhequr nga Draghi, duke thënë “e vetmja qeveri e mundshme duhet të jetë një qeveri politike”.
Kreu i Lega Nord, Matteo Salvini, partia e të cilit është krye të sondazheve të opinioneve dhe është forca lëvizëse e opozitës së qendrës së djathtë, përsëriti thirrjen e tij për zgjedhje të parakohshme.
“Sovraniteti i takon të jetë populli,” tha Salvini. Aleati i Salvinit, Giorgia Meloni, kryetarja e partisë Vëllezërit e Italisë (FdI), tha se zgjedhjet e parakohshme ishin më të mira se një qeveri Draghi.
Sidoqoftë, partia tjetër kryesore në koalicionin e qendrës së djathtë, Forza Italia (FI) e Silvio Berluskonit, nuk e mbylli derën, duke kujtuar punën e Draghit gjatë krizës ekonomike në vitin 2012.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje