Pavarësisht rritjeve të rasteve të reja, Franca ka refuzuar izolimin e tretë, duke thënë se nuk i justifikon dot kostot ekonomike, sociale dhe njerëzore.
Kryeministri francez, Jean Castex deklaroi në një konferencë për mediat se stabilizimi i shifrës së rasteve të reja dhe fushata e vaksinimit nënkuptojnë që qeveria mund ta shmangë vendosjen e izolimit të ri.
Sipas tij, vendimi për ta izoluar vendin për herë të tretë në pandemi nuk mund të përballohet më nga ekonomia dhe ligjvënësit francezë kanë vlerësuar dhe kanë vendosur se ai është i pajustifikueshëm.
“Përparësitë e mundshme të një izolimi të tretë mbarëkombëtar në luftën kundër përhapjes së koronavirusit është dashur të matet në termat ekonomikë, socialë dhe njerëzorë e nganjëherë edhe shëndetësorë” ka thënë kryeministri francez.
Ai ka paralajmëruar se nëse gjendja përkeqësohet, qeveria nuk do të ngurrojë që ta bëjë atë që është e nevojshme por theksoi se një izolim i tretë duhet të shmanget.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje