Bota

Gjermania zgjat izolimin deri më 7 mars

Qeveria gjermane ka vendosur që të zgjasë karantinën e pjesshme deri të paktën më 7 mars.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u tha gazetarëve se numri i të infektuarve ka filluar të shënojë rënie pas më shumë se tre muajsh kufizime të ashpra që përfshijnë mbylljen e restoraneve dhe shumicës së dyqaneve.

Ajo e quajti këtë periudhë deri në muajin mars si shumë të rëndësishme për menaxhimin e pandemisë.

Sistemi gjerman u mundëson landeve një fuqi vendimmarrëse dhe disa prej tyre u janë shmangur vendimeve të qeverisë qëndrore duke lehtësuar masat e izolimit.

Në vendimin e qeverisë gjermane parashikohet që shkollat dhe qendrat e kujdesit të jenë të “parat që do të hapen gradualisht”, edhe pse i është lënë në dorë landeve për të vendosur se kur dhe si ta zbatojnë vendimin.

Parukeritë mund të rihapen më 1 mars nëse marrin masat e nevojshme higjienike.

Gjermania shënoi të mërkurën edhe 8.072 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në pak më pak se 2.3 milionë.

Pothuajse 63.000 njerëz kanë vdekur, sipas Institutit gjerman Robert Koch.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë