Duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë, drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se Kosova dhe Shqipëria nuk mund të krahasohen si në frymë ashtu edhe në atmosferë.
“…Kosova na tregoi dje se abuzimi me pushtetin, korrupsioni, arroganca dhe padrejtësia vjen një ditë dhe ndëshkohen. Jo duke pritur kalendat e drejtësisë së premtuar, e cila ose vonohet pafund, ose nuk mbërrin asnjëherë, por thjesht fare, me votë.
Është ky leximi politik i asaj shkundjeje të fortë që përfshiu dje Kosovën.
Ndaj edhe në rast se duam të përfitojmë diçka prej asaj që pamë dje, duhet të nisim të mendojmë seriozisht për ndryshimin, si një mision të mundur.
Dhe për këtë nuk ka nevojë që të gjendet patjetër udhëheqësi i ‘revolucionit’ dhe nuk kemi pse vëmë kujën për faktin që nuk e kemi në dispozicion. Ndërkohë që nuk kemi asnjë dilemë se cilët janë politikanët që duhet të refuzohen, në analogji me atë që ndodhi në Kosovë”, shkruan Patozi.
“Duhet ta kemi të qartë, – nënvizon ai, – që Albin Kurti nuk është heroi apo shpëtimtari i Kosovës, edhe sikur t’i mbajë të gjitha ato që ka premtuar gjatë qeverisjes së tij, gjë që nuk do të jetë kaq e lehtë.
Por është Kosova që e ka prodhuar dhe pastaj e ka mbështetur Albin Kurtin. Natyrisht, jo që në ditën e parë”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje