Kryeministri Edi Rama, në një intervistë nga Vlora, ka folur për punët që ai dhe qeveria e tij kanë kryer në këtë qytet.
Rama deklaroi se projektet e Rilindjes kanë nxitur pasurinë e vlonjatëve.
“Rilindja Urbane nuk është fasadë, por shërben ehe për rritje ekonomike. Pasuritë e vlonjatëve janë shumëfishuar në vlerë. Biznesi është rritur në të ardhura. Këto nuk janë propagandë, por janë zhvillim ekonomik. Projekti do vazhdojë deri në Orikum, do kemi vijën më të gjatë shëtitëse në bregdet.
Pronat do të rriten goxha në vlerë. Mandati është mjeti për të arritur qëllimin, të realizojmë punët që kemi në proces. Gjithë pjesa e lumit të Vlorë do transformohet”, u shpreh Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje