Rusia ka miratuar të shtunën vaksinën e saj të tretë kundër koronavirusit për përdorim të brendshëm. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri rus, Mikhail Mishustin për një televizion shtetëror, ndonëse testimet klinike në masë nuk kanë nisur ende.
Vaksina CoviVac është krijuar nga Qendra Chumakov. Rusia tashmë ka miratuar dy vaksina kundër sëmundjes Covid-19, duke përfshirë Sputinik V, të zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës, të cilat po ashtu u janë dhënë njerëzve pa u kryer të gjitha fazat e testimit.
Kjo qasje ka rritur shqetësimet në mesin e disa shkencëtarëve në Perëndim.Sputnik V është miratuar në gusht dhe testimet e fazës së fundit kanë nisur në shtator.
Vaksinimi masiv ka nisur në dhjetor, pasi provat klinike kanë treguar se vaksina është 91.4 për qind efikase.
Që nga ajo kohë, më shumë se 2 milionë rusë janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës Sputnik V, ka thënë ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Murashko.
Prodhimi i vaksinës së dytë, të zhvilluar nga Instituti Vector në Novosibirsk, do të fillojë shpejt.
“Sot, Rusia është shteti i vetëm që ka tri vaksina kundër COVID-19”, ka thënë kryeministri Mishustin.
Ndryshe nga vaksina Sputnik V, që përdor një virus të modifikuar dhe të padëmshëm, i cili synon të përgatisë trupin për infektimin me koronavirus, vaksina CoviVac është e krijuar me koronavirus të çaktivizuar, duke i hequr aftësinë e shumimit.
“Vaksina që kemi zhvilluar reflekton gjithë historinë ruse, si dhe atë globale mbi shkencën e vaksinës”, ka thënë drejtori i Qendrës Chumakov, Aidar Ishmukhametov.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje