Futboll

Lahm këshillon futbollistët gej të mos dalin hapur, polemika në Gjermani

Filip Lahm, ish-futbollisti i njohur gjerman, ka përfunduar në qendër të një polemike gjigante në vendin e tij. Ish-kapiteni i kombëtares gjermane, një mik i kancelares Angela Merkel, në librin “Das Spiel. Die Welt des Fussbals” (Loja. Bota e futbollit), u sugjeron futbollistëve homoseksualë që të mos dalin hapur.

“Mungon ende mendësia për ta pranuar këtë gjë, në botën e futbollit dhe në shoqëri në përgjithësi, – shkruan Lahm. – Nëse dikush ka në plan ta bëjë dhe më kërkon një këshillë, do t’i sugjeroja të konsultohet me një person të besueshëm dhe duhet t’i bëjë llogaritë me ndershmëri me veten se cilat janë arsyet e vërteta pse do që ta bëjë këtë hap.

Nuk do ta këshilloja kurrë të fliste për këtë temë me shokët e skuadrës. Nuk mund të besojë për të njëjtën pjekuri te kundërshtarët e tij në fushë, ku do të përballej me sulme dhe fyerje. A do ta pranonte këtë gjë?”

Këto fjalë janë interpretuar si kritikë te një pjesë e shoqërisë sa i takon temës së homoseksualitetit në futboll. Këto fjalë kanë tingëlluar si diskriminim ndaj homoseksualëve. Pikërisht këto ditë, 800 futbollistë dhe futbolliste kanë bërë një apel, duke përmendur të drejtën për t’u deklaruar hapur. “Duam që kushdo që vendos ta bëjë, duhet të jetë i sigurt për mbështetjen tonë”, – është apeli i tyre.

Mes firmëtarëve të këtij apeli janë edhe Kruse i Union Berlinit, si dhe Hektor, kapiteni i Këlnit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë