Politike

Balla: Pse na duhet një mandat i tretë qeverisës

Taulant Balla tha nga Elbasani se Partisë Socialiste i nevojitet një mandat i tretë qeverisës për të vijuar punën.

Ashtu si edhe kryeministri Rama, Balla nuk la pa shigjetuar LSI-në se është një parti që sipas tij ka premtime por jo punë.

“Në Cërrik, në vitet 2015-2019 ka qeverisur LSI, ku edhe pse mbështetja e qeverisë nuk mungonte, nuk bëheshin punë. Na duhet shumë ky mandat qeverisës për të vazhduar punët, kemi shumë projekte të mëdha.

Qarku i Elbasanit është bërë pjesë e projekteve të mëdha. Qeveria gjermane ka vendosur të financojë këtu, si asnjëherë tjetër më parë.

Do kalojmë në Parlament projektin e madh të kanaleve të zeza.

Ajo që ne duhet të transformojmë është kalaja e Elbasanit, që është kalaja më e madhe fushore në Ballkan.

Brenda 500 metra katror gjen edhe xhaminë, edhe kishën, etj., prandaj ne do ta transformojmë.

Dicka tjetër që është e rëndësishme është se Elbasani 2021-2025 ka dy gjëra kryesore, bypass-i dhe linja hekurudhore, që e ka ndarë në mënyrë të padrejtë në dy pjesë Elbasanin, por që ne kemi një projekt të madh për ta transformuar. Jam i gatshëm të përballem me këdo, politikanë apo analistë, për numrin e punësimeve”, tha Balla duke sjellë një krahasim shifrash me vitin 2013 dhe jo me vitin 2017.

“Në Elbasan ne kemi arritur thuajse ta dyfishojmë numrin e të punësuarve. Nëse në Elbasan më 2013 kishim rreth 30-40 mijë të punësuar, kjo shumë sot është e dyfishuar. Kjo është një shifër shumë domethënëse”, tha Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë