Izraeli është drejt lehtësimit të kufizimeve pasi studimet atje kanë zbuluar se vaksina Pfizer është 95.8% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital dhe vdekjes.
Që prej të dielës, dyqanet, bibliotekat dhe muzetë janë hapur po gjithnjë nën masat e përhershme si distancomi shoqëror dhe mbajtja e maskave.
Ministria e Shëndetësisë atje tregon se kjo është faza e parë për t’u kthyer në jetën normale.
Izraeli ka shkallën më të lartë të vaksinimit në botë. Më shumë se 49% e njerëzve kanë marrë të paktën një dozë. Vendi hyri në izolim në datën 27 dhjetor pas një ringjallje të vrullshme të virusit. Nën masat lehtësuese, njerëzit tani janë në gjendje të hyjnë në qendrat tregtare dhe atraksionet turistike të tilla si kopshtet zoologjike.
Po mendohet nga Ministria e Shëndetësisë Izraelite që të hapen gjithashtu edhe palestrat, hotelet dhe spa-të. Sidoqoftë ato kërkojnë një “pasaportë të gjelbër”, një certifikatë që mund të merret vetëm pasi të jeni vaksinuar. Pasaporta, e cila përmbahet në një aplikacion, lëshohet nga ministria e shëndetësisë dhe do të jetë e vlefshme për gjashtë muaj, një javë pas dozës së dytë. Gjithashtu lejohen grumbullimet në koncerte dhe ngjarjet sportive janë rihapur me kapacitet 75%, por ata këshillohen të kenë një kapacitet prej jo më shumë se 300 njerëz brenda dhe 500 jashtë. Pavarësisht nga lehtësimi i kufizimeve, aeroporti i Izraelit do të mbetet i mbyllur për dy javë të tjera.
Të Shtunën, ministria e shëndetësisë tha se studimet zbuluan se rreziku i sëmundjes nga virusi ka rënë 95.8% midis njerëzve që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer.
Burimi:BBC/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje