Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi një takim për rreth një orë me kryekomisionerin e zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Diskutimet mes tyre kishin fokus përgatitjen e zgjedhjeve përfshi këtu edhe identifikimin elektronik të zgjedhësve.
Ndërkohë, prej kohësh ambasadorja Yuri Kim ka përcjellë mesazhe të qarta që partitë të filtrojnë kandidatët për deputetë, me qëllim daljen në zgjedhje me figura të pastra, një porosi që me gjasë mund të jetë përsëritur nga ambasadorja në takimin e zhvilluar.
Takimi i parafundit mes Yuri Kim dhe Ilirjan Celibashit u zhvillua në mesin e muajit Janar ku u diskutua në lidhje me identifikimin biometrik të zgjedhësve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje