Kryeministri Edi Rama në takim me gazetarët mbi temën ‘’Ekonomia në Fokus’’ tregoi se kontributi i të pasurëve, pra bizneseve të mëdha në vend që nga viti 2013 është rritur me 146% në mbyllje të vitit 2019.
Ai bëri me dije se në mandatin e tretë të qeverisjes nuk do të ketë rritje takse për bizneset e mëdha, por nuk do të ketë as ulje takse. Gjatë vitit 2019, sipas statistikave të MFE-së, bizneset e mëdha i shtuan shtetit mbi 36 milione lekë.
Ministrja e Financave Anila Denaj tha se vazhdonte t’i qëndronte parashikimit të Nëntorit 2020, se ekonomia përgjatë fillimit të vitit 2021 do të ketë një tendencë rënëse, por gjithashtupritet dhe një efekt rënës i borxhit publik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje