Ernest Muçi është prezantuar si një superstar te Legia e Varshavës. Futbollisti 19-vjeçar la Tiranën pak ditë më parë dhe firmosi për klubin më të famshëm polak, duke e konsideruar këtë transferim një shans ta madh për karrierën e tij. Edhe polakët janë të bindur se kanë marrë një nga talentet më të mëdha të Ballkanit.

Faqja zyrtare e klubit polak ka publikuar videon e prezantimit të Ernest Muçit, i cili shfaqet duke vizituar stadiumin dhe muzeun e Legias, ndërsa flet në anglisht për aventurën e re. Sulmuesi ka firmosur për 4 vjet e gjysmë me Legian, ndërkohë që ky operacion u ka kushtuar polakëve rreth 650 mijë euro.

“Kur menaxheri më tha se Legia Varshavë ishte interesuar për mua një vit më parë, isha shumë i lumtur. Është një mundësi e madhe për mua dhe jam shumë i gëzuar që ndodhem këtu. Mezi pres të luaj për Legian. Kam parë klubin dhe qytetin, qendra stërvitore është perfekte. Dua ta tregoj veten, duke qenë në 100%. Është një sfidë dhe jam gati ta përballoj, është një shans shumë i mirë për mua.
Luaj si sulmues anësor, ose si numër 10, por rëndësi ka që të jem në fushë dhe të ndihmoj skuadrën gjithmonë. Dua të fitoj gjithçka me Legian, të kënaqem dhe të rritem profesionalisht”, – thotë mes të tjerash sulmuesi që ka spikatur edhe me kombëtaret e moshave.
Para Muçit, te Legia e Varshavës është aktivizuar edhe sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, por përvoja e tij nuk ishte për t’u mbajtur mend. Më shumë se për golat, Sadiku mbeti në memorien e polakëve me batutën e Ferrarit, që më pas u bë edhe objekt ironie nga shtypi vendës. Po ashtu, Legian e ka drejtuar Besnik Hasi, ish-lojtar i Kombëtares, edhe ai i larguar shpejt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje