Futboll

Reali me 9 mungesa ndaj Atalantës, por Zidan nuk firmos për barazim

Toni Kros mendon se ndeshja e nesërme me Atalantën është si një finale dhe trajneri i tij, Zinedin Zidan, thotë se gjermani ka të drejtë. “Po, për ne sa herë që zbresim në fushë në Ligën e Kampionëve është kështu, aq më tepër që jemi në fazën me eliminim direkt. Tani mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme dhe jo për atë të kthimit”, – është shprehur fillimisht trajneri francez i madrilenëve.

Reali do të ketë jo pak, por 9 mungesa në Bergamo, kështu që për Berat Gjimshitin me shokë do të jetë ndoshta më e lehtë. I pyetur për mungesat e shumta në konferencë shtypi dhe se a do të firmoste për barazim, Zidan është përgjigjur:

Zinedin Zidan, trajneri i Realit në konferencë shtypi. Gazeta Si, 23 shkurt 2020

“Jo, ne duam vetëm të fitojmë. Zbresim në fushë për këtë gjë dhe përgatitemi për këtë qëllim. Kemi shumë mungesa, por ata që kemi në skuadër janë gati të japin gjithçka. Do të jetë një ndeshje e vështirë, është e sigurt, por do të provojmë të fitojmë. Atalanta ka “armët” e saj të forta dhe specifikën e saj në lojë, ne do do t’i përgjigjemi në fushë me kualitetin tonë. Jam i biundur se do të jetë një ndeshje e bukur”.

Më tej, kreu i stolit të spanjollëve flet me vlerësim për kundërshtarin: “Atalanta ka treguar vlera vitin e fundit. Ka ndryshuar 2-3 lojtarë për t’u përmirësuar dhe ia ka dalë, po bën shumë mirë. Ka sulmues të fortë dhe një potencial të madh ofensiv, ndaj pres një ndeshje të komplikuar. Gasperini ka bërë një punë shumë të mirë. Më kujtohet kur luaja, stërviste të rinjtë e Juventusit. Bënte gjëra të mira dhe vazhdon të bëjë, më pëlqen si trajner”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë