Politike

Meta: Çmimi për Dvoranin si fleta e lavdërimit e Partisë së Punës. Me SHBA, marrëdhënie të shkëlqyera

Konferencën jashtë radhe për shtyp, Presidenti Ilir Meta e shfrytëzoi për të thënë ndër radhë se çmimi ndaj gjyqtarit Ardian Dvorani nga DASH si kampion i luftës kundër korrupsionit, i përngjan atyre fletëve të lavdërimit që lëshoheshin nga Partia e Punës.

 “Meqë dje kryeministri ka nxjerrë një fletë lavdërimi për antikorrupsionin e sukseset e tij që është një gjë që jo vetëm mua nuk më habit, përpjekja e tij për tu vetëlavdëruar si kampion i antikorrupsionit e Ramaformës, ja ku është Ramaforma, kjo është kapja e shtetit, kjo është SHPK-ja. Në një ditë e patë çfarë ka ndodhur, në 26 janar marrëveshja në Kamzë, ka vajtur me vrap në qeveri në 27 qeveria e ka miratuar me vrap në 27 janar prap u mblodh konferenca e Kuvendit, ndërkohe që nuk është ky nxitimi për të nxjerrë tre borëpastruese që kompanitë e kanë për detyrim t’i kenë në gatishmëri apo jo?

Këto janë si fletët e lavdërimit që merrte partia e punës… të vdisnin për bukë në Shqipëri, kështu janë këto çmimet e Edi Ramës për antikorrupsionin”, tha Meta.

Paralelisht me këtë krahasim, Presidenti veçoi se marrëdhëniet e tij me SHBA janë të shkëlqyera.

“Raportet e Ilir Metës me SHBA janë të shkëlqyera, edhe me të Europës, edhe me vendet e tjera, se Ilir Meta nuk mashtron, nuk gënjen dhe nuk i keqpërdor për interesat e tij,

Meta nuk ka shkelur asnjë ligj amerikan nuk është paraqitur asnjëherë që të bëjë foto si gruaja e Bilalit, e dini ju, hëngri burgun ai i shkreti për këtë mashtrim, dhe Meta respekton Kushtetutën e Shqipërisë…”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë