Bota

Kulmi i pandemisë është afër…

Perspektiva që epidemia do të arrijë më në fund kulmin e saj në vendet europiane të prekura nga koronavirusi ka rritur shpresën, edhe nëse recesioni tani është një fakt i dhënë, për shkak të masave të kontrollit të cilat tani prekin katër nga dhjetë njerëz në planet.

Me më shumë se 34 000 të vdekur, përfshirë një fëmijë, me pragun prej 10 000 të vdekurish të kaluar në Itali, me 800 vdekje të reja në 24 orë në Spanjë, vlerësimi makabër i epidemisë vazhdoi të rritet edhe të enjten, raporton AFP.

Megjithatë, vendi i dytë më i prekur në botë, me 7 340 vdekje, Spanja ka përjetuar që nga e mërkura një ngadalësim të vazhdueshëm të numrit të vdekjeve, duke sugjeruar që kulmi i epidemisë është afër, në një Europë ku 25 000 njerëz tashmë kanë vdekur nga COVID-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë