Astrit Patozi i Bindjes Demokratike jo pa qëllim i ka ofruar Elbasanit një politikan të ri dhe me taban nga ky qark.
Ndryshe nga rasti i Lezhës ku emra nga strukturat partiake kanë rëndësi ende (si rasti i Tonin Uldedajt), në Elbasan partia ku ai ka qenë nënkryetar ka dështuar me figurat lokale ndër vite. Ndaj dhe, Patozi nuk ka parë nga ish-partia mëmë (PD), por ka bërë një zgjedhje taktike, duke i propozuar qarkut Elbasan një politikan të ri që të përfaqësojë Bindjen Demokratike; Erion Murataj.
Patozi njoftoi se Murataj do të jetë koordinator i Bindjes Demokratike për qarkun e Elbasanit, një emër i ri me eksperiencë në administratën publike dhe në biznesin privat.
“Lidhja e tij me qytetin bëhet më e fortë edhe nga trashëgimia, pasi është nip i dy gjyshërve të njohur, regjisorit të teatrit “Skampa”, Llambi Burgjia dhe gjeneral Myqerem Muratajt.
Jurist në profesion ai synon të kontribuojë për Elbasanin, duke i siguruar atij një përfaqësim dinjitoz në parlamentin e ardhshëm, që të reflektojë në radhë të parë problematikën e rinisë së këtij qarku”, shkruan Patozi në Facebook.
Ndërsa vetë Murataj po garon me parimin se; Nuk ka luftë që nuk fitojnë të rinjtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje