Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një takimi me përfaqësues të Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme, shpjegoi planin e tij për energjinë.
“…Ju garantoj se në themel të platformës tonë për energjinë qëndron një qasje kryekëput ndryshe. Ku ju do t’u shohim si aleat për të bërë të mundur që së bashku ta zhvillojmë këtë sektor i cili do ta bëjë Shqipërinë më të pastër, energjinë më të pakushtueshme, biznesin më konkurrues dhe si rezultat do të jetë një nga levat e fuqishme të objektivit tonë për 110 mijë vende pune në katër vitet e mandatit tonë të parë. Prandaj përdora fjalën aleat, sepse na bashkon misioni. Jo ortak, nuk do na bashkojnë aksionet, qofshin këto aksione të fshehura në emra të tjerë apo ryshfet me lekë të thata në xhep apo në konto bankare. Po do na bashkojë misioni, misioni”, tha Basha.
“Padiskutim keni dëgjuar paketën e plotë për biznesin që u prek dhe ju, që nga ulja normës së tatim fitimit nga 15% në 9%, sigurimeve shoqërore në 18%, të çmimit të karburantit duke eliminuar taksën Rama prej 240 lekë të vjetra apo 24 lekë të reja për litër, sikundër edhe reforma rregullatorë, e cila ka për qëllim të thjeshtojë në maksimum ndërveprimin ndërmjet qeverisë, burokracisë dhe sektorit të sipërmarrjes ku do ti japim fund paradoksit që 1000 zyrtarë të shtetit sot mbajnë vula në xhepa dhe ju kërkojnë leje, autorizime, licenca për çdo gjë, që nga momenti që dilnin nga shtëpia deri në momentin kur futeni në shtëpi. Ju kërkojnë autorizim për gjithçka”
Sipas Bashës, sektori i energjisë elektrike do të jetë sektor kyç dhe prioritet ku do të mbështetet me politika dhe masa të qarta.
“…Mbështetja për energjinë e rinovueshme dhe në veçanti për diversifikimin por dhe për hidriken e thashë është shtylla kurrizore dhe vazhdon të mbetet shtylla kurrizore, por diversifikimi do të jetë prioritet absolut, është prioritet kombëtar.
Është një ndër prioritetet kombëtare krahas turizmit, krahas bujqësisë, krahas thithjes së investimeve të huaja në fushën e teknologjisë së informacionit dhe transferimi i teknologjisë së përparuar janë fushat më prioritete për ne për të cilat nuk do të kursejmë as politikat subvencionuese por pa diskutim do të bëjmë gjithçka për të lehtësuar në prioritetet tuaja dhe për t’iu nxitur për të investuar më shumë…”, premtoi Basha
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje