Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, gjatë takimeve me biznesin e vogël në rrugën “Myslym Shyri” tha se biznesi ndihet i braktisur.
“Jo vetëm që nuk ka marrë ndihmën që duhej pas goditjes nga kriza që shkaktoi pandemia, por rëndohet me taksa e me kontrolle tatimore e shtetërore të pafundme, burokraci të cilat vetëm e pengojnë punën e tyre”, tha Tabaku.
Zgjidhja, sipas saj, është programi i Partisë Demokratike.
“Ky program, – tha ajo, – parashikon çlirimin e biznesit nga barra e taksave dhe kontrolleve të inspektoriateve dhe krijimin e lehtësive të tjera fiskale e shtetërore me qëllim zhvillimin e biznesit dhe rritjen e punësimit në këtë sektor”.
“Qeveria nuk e mbështeti ekonominë, i rriti energjinë, ka rritur taksat pothuajse 3 miliard në tetë vite dhe ky problem ka krijuar një ngërç që edhe produktet tuaja, që nuk janë shumë të shtrenjta, shtresa e mesme e ka të pamundur t’i blejë”, u shpreh Tabaku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje