Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë prezantimit të programit për pronën, u angazhua se do të shfuqizojë ligjin e miratuar këtu e tetë vjet me parë nga qeveria Rama për pronën.
“Ne e konsiderojmë ligjin e qeverisë Rama një shpronësim të dytë anti-kushtetues, anti-ligjor. Dhe jemi zotuar që ditën e parë të kalimit të atij ligji se do ta shfuqizojmë atë. Ne i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe do të vazhdojmë të ndjekim rrugën tonë deri në instancat më të larta të Strasburgut për të shfuqizuar çdo efekt me parapaveprim të këtij ligji ç ‘njerëzor, i cili nuk bën gjë tjetër veçse i vë një damkë të dyfishtë turpit të trashëgimisë së kundërshtarit tonë politik dhe qeverisë në ikje të kryeministrit Rama…”, tha Basha.
Kryetari i PD-së kërkoi sërish ndjesë ndaj kësaj kategorie, duke u angazhuar se do të ndërmarrë veprime konkrete.
“…Këtë ndjesë natyrisht e kemi shoqëruar me gatishmërinë tonë për të hedhur të gjitha hapat e nevojshëm politikë dhe pas 25 prillit ligjor dhe financiar për të korrigjuar dhe zgjidhur problemet e shkaktuar gjatë këtyre viteve dhe të akumuluara e të shumëfishuara gjatë qeverisjes së padrejtë dhe grabitqare të këtyre tetë viteve. Jam po kështu i vetëdijshëm se koha që ka rrjedhur jo vetëm që nuk i ka shëruar plagët por për vetë natyrën e plagës së pronës së tjetërsuar I ka bërë ato më komplekse, kurorat
Po unë ju siguroj sot ju dhe të gjithë ata përfaqësues të pronarëve që nuk na ndjekin dot për shkak të masave anti-çova, jemi të detyruar ta bëjmë në një format të ngushtë, dhe çdo pronar shqiptar dhe çdo pronare shqiptare, se pas 25 prillit, qeveria e zgjedhur me votën tuaj dhe e kryesuar nga Partia Demokratike dhe unë, do të kemi vullnetin që ndjesën për problemet e pazgjidhura dhe problemet e shtuara ta kthejmë në angazhime konkrete me një plan konkret i cili do të nisë nga zbatimi menjëherë…” tha ai.
Basha u angazhua që procesi i trajtimit të çështjeve të pronës do të jetë transparent dhe me efiçensë të plotë ndaj pronarëve.
“Ne do të abrogojmë ligjin aktual të pronave dhe të gjitha aktet nënligjore në fuqi që janë të pandershme… Shfuqizim tërësor I ligjit për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë dhe akteve nënligjore sa I takon përfundimit të procesit kalimtarë të trajtimit të pronës.
Kuadri i ri për çështjet e pronësisë do të jetë guri i themelit mbi t cilin do të ngrihet trajtimi nga qeveria karshi pronës private të pakthyer, pronës private të individit dhe pronës publike të nëpërkëmbur.
Në emër të Partisë Demokratike angazhohem se kuadri I ri ligjor do të reflektojë reflektimin e parimeve themelore ku prioritetet do të jenë: kthimi I pronës, kompensimi fizik, pra në natyrë I pronës dhe… apo pjesa marrje me obligacione në fondet e investimeve publike sipas marrëveshjes me pronarët e shpronësuar”, tha ai.
Basha premtoi gjithashtu “krijimin e një agjencie ombrellë që përfshin të gjitha agjencitë që kanë në fokus pronën private dhe publike dhe kontrolli antikorrupsion brenda kësaj agjencie, adresimi i çështjeve të abuzimit me pronën në SPAK duke e kthyer tek pronari i ligjshëm”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje